Presidentja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës Christa Markwalder ishte në Shqipëri për një vizitë zyrtare tre-ditore. Ajo u takua me me Presidentin Bujar Nishani, me Kryeministrin Edi Rama, me kryetarin i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta dhe me kryetarin të Bashkisë të Durrësit.

“Kemi nevojë për udhëheqje politike e cila siguron zgjidhje”, deklaroi ajo. Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e qenësishme financiare që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë për zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe të institucioneve demokratike. Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin e Kooperacionit Zviceran përmes asistencës shumëdimensionale që ofron në Shqipëri. Christa Markwalder, vlerësoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit.

 

Në Twitter, Christa Markwalder falënderoj për mikrpitjen në Shqipëri: