Në muajin Prill kompania Edelweiss Air do të sjellë një linjë direkte midis Cyrihut dhe Tiranës. Andreas Meier përgjegjës komunikacioni i kompanisë ajrore, në bisedë me ne per të rejat që ofrohen.
Nga Lars Haefner-Intervista u realizua në Verën e 2018 menjëherë pas Njoftimit për linjën e re ajrore.
Përkthimi: Lindita Pirja
Shoqata Zvicër-Shqipëri: Që prej Vitit 2001, asnjë kompani ajrore zvicerane nuk ka fluturuar për në Tiranë. Përse për Edelweiss Air ishte pikërisht tani momenti i duhur për lidhjen në rrjetin ajror?
Andreas Meier: Në muajt e kaluar u konkretizua një interesim latent i operatorëve të udhëtimeve mbi destinacionin prej një kohe të gjatë. Ne gjithashtu, me vëmendje kemi ndjekur dhe vëzhguar zhvillimin e tregut, që ky vend përceptohet si destinacion turistik përforcueshmërisht.
SZS: Unë dyshoj që ju niseni nga rënia e skeptikës kundrejt Shqipërisë respektivisht Ballkanit në përgjithësi.
Andreas Meier: Shqipëria si treg turistik po del nga e veçanta ekzotike dhe kështu që në një kohë te shkurtër do të ketë interesim dhe përkrahje në një publik të gjerë.
SZS: Në Broshurat e udhëtimeve akoma nuk gjenden Pushime Plazhi për në Shqipëri. Keni ju pritshmërinë që oferta të tilla të lindin rrjedhimisht?
Andreas Meier: Po, së paku një nga Organizatorët Turistikë nga më të mëdhenjtë Zviceranë ishte para pak Kohe me një Delegacionin e tij në vend dhe ka shprehur Interesim të madh, e falë fluturimeve të rehatshme direkte ta përfshijë në Katallogje.
Edhe Partnerët tanë organizatorë për qarkullimin Etnik kanë sinjalizuar që duan ta përfshijnë Tiranën në ofertat e tyre.
SZS: Edelweiss Air është pjesë e Lufhansa Gruppe, e cila me si Motrat e saj Austrian Airlines , Lufthansa dhe Star Alliance – Anëtarët Adria Airways, Aegean Airlines dhe Turkish Airlines tashmë është dominuesi në Fushën e Aeroportit të Tiranës – të paktën përsa i përket linjave për në Evropën Qëndrore dhe Evropën Jugore. A nuk i konkuron Edelweiss me Linjën e Re ofertat ekzistuese?
Andreas Meier: Me dy fluturime javore Edelweiss i është përshtatur tregut vendor Cyrih. Kështu që ne i kompletojmë optimalisht ofertat ekzistuese.
SZS: Fluturimet për në Tiranë ofrohen në Codeshare (ndajnë sëbashku të njëjtin fluturim) me Swiss. Shihni ju potencial në tregun Shqiptar me pasagjerët e tij, të cilët si qendër kyç të zbresin dhe ndërrojnë avion në Cyrih e të fluturojnë më tej? Apo Edelweiss e sheh veten në fluturime me Pushues?
Andreas Meier: Ne përqëndrohemi mbi të gjitha në tregun vendas, falë bashkëpunimit Codeshare është e hapur mundësia për këdo udhëtar në ndërrim. Të Hënën, plani i fluturimit është optimal për ndërrim në Cyrih, ndërsa të Premten fluturime të ndryshme të pasdites kanë lidhje ndërrimi të përshtatshme me nisjen për në Tiranë herët në Mbrëmje.
SZS: Për në Prishtinë Edelweiss fluturon pjesërisht edhe tre herë ne ditë. A është e mundshme që Edelweiss Air të fluturojë Tiranën përgjatë gjithë Vitit dhe më shpesh se dy herë në Javë në të ardhmen?
Andreas Meier: Nëse segmenti zhvillohet mbarësisht, një zgjerim i mëtejshëm në një të ardhme të afërt është i mundshëm.
SZS: Kjo natyrisht do të na gëzonte. Unë ju falenderoj për këtë Bisedë.