Diaspora shqiptare në Zvicër planifikon të zhvillojë një fushatë për grumbullimin e fondeve, për të ndihmuar në fazën e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti.
Megjithëse ka kaluar kohë nga dita kur në nëntor 2019, tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë, ka njerëz që ende jetojnë në banesa të përkohshme apo në tenda. Nevoja për të rindërtuar infrastrukturën dhe godina banimi në zonat e dëmtuara është emergjente.
Më 31 janar 2020, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Kosovës, u mblodhën në Bernë, përfaqësues të organizatave të diasporës shqiptare nga e gjithë Zvicra.
Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi i përpjekjeve të diasporës shqiptare në Zvicër për të grumbulluar mjete financiare, të cilat nevojiten për fazën e rindërtimit. Shumë njerëz kanë humbur gjithçka, pasi gjatë tërmetit mundën vetëm të shpëtojnë jetët e tyre.
Në këtë fazë, rrjeti diasporës shqiptare është i domosdoshëm, pasi kështu mund të përçohet mbështetje edhe më e madhe për ata që janë në nevojë.
Gjatë takimit, u vendos që mbledhja e fondeve ti besohet Shoqatës Zvicër-Shqipëri, si një organizatë miqësie, e cila që prej 12 vitesh kontribuon në marrëdhëniet mes dy vendeve e që garanton besueshmëri, profesionalizëm dhe neutralitetin e kërkuar.
Në vijim do tju mbajmë të informuar mbi ecurinë e kësaj nisme, më konkretisht për çfarë do të përdoren fondet si dhe cilat organizatat apo individë do të përfshihen.
Dhuroni tani!
Ju mund të ndihmoni që tani.
Lutemi dërgoni donacionet tuaja për rindërtimin në Shqipëri pranë:
Gesellschaft Schweiz – Albanien
Account no. 90-788788-7, Raiffeisenbank St.Gallen
IBAN: CH05 8080 8005 3249 7632 5