Veprimtaria u përqëndrua në 25 vjet të Prezencës zvicerane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim në Shqipëri dhe u vlerësuan marrëdhëniet zvicerane-shqiptare. Në kuadër të këtij përvjetori, në Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri u zhvillua një veprimtari me diskutime dhe përshëndetje nga diplomatë dhe qeveritarë nga të dy vendet.

Marrëdhëniet midis Zvicrës dhe Shqipërisë janë përmirësuar edhe në fushën ekonomike dhe të biznesit. Sidoqoftë, ka shumë më tepër potencial për t’u shfrytëzuar kur bëhet fjalë për investime dhe tregëtine dypalëshe. Këto ishin mesazhet e ditës së dytë dhe lançimi i Dhomës së Tregëtisë Zvicër-Shqipëri ishte momenti më i spikatur i mbrëmjes.

Premierë e filmit mbi të shkuarën komuniste ishte aktiviteti e tretë të javës.

Intervista me ambassadorin Christoph Graf (Luzerner Zeitung, 16 shtator 2017 – gjermanisht)